MBËSHTETJE PROFESIONALE DHE SPONSORIZIME


Shkurt 2011 Fufarma mbështet Shoqatën Shqiptare për të Drejtat e të Sëmurëve që Vuajnë nga Dibateti për organizimin e një eventi sensibilizues mbi pasojat e kësaj sëmundjeje.

Tetor 2012 Fufarma sponsorizon Spitalin Rajonal Durrës për aktivitetet e organizuara me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Maj 2015 Fufarma pajis me aparaturat e nevojshme kabinetin e ekzaminimit ekografik të Shërbimit të Kardiologjisë në Spitalin Rajonal Korçë

Nëntor 2015 Fufarma mbështet me medikamente “Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”.

Mars 2016 Fufarma mbështet me medikamente e bazë mjekësore per diabetin aktivitetin “Si je” të organizuar nga “Klubi i Shendetit” me inisiativën e Ministrisë së Shëndetit në sheshin Nënë Tereza.

Shtator 2016/ Nëntor 2016 Fufarma ndihmon me materiale ndihmëse aktivitete ekologjike qytetare të organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe organizata ambjentaliste.

Nentor 2016 Vizite formimi e trajnimi me doktore te fushave ne premisat e prodhimit te kompanise partnere ILKO pharmaceuticals ne Stamboll, Turqi.

18 Mars 2017 Konferenca “Mjeku i familjes dhe riaftësimi me të rejat në mjekësi” Hotel Skampa, Elbasan. Konferencë e Akredituar; me pjesëmarrës Mjekët e Familjes dhe Mjekët Specialistë të Bashkisë Elbasan; organizuar nga shoqata “Për një Shqipëri të Shëndetshme”. Fufarma ishte një nga dy kompanitë farmaceutike që sponsorizuan aktivitetin.

25 Mars 2017 “Konferenca e 18-të Kombëtare e Gastroenterologji/Hepatologjisë” Hotel Plaza Tiranë.  Konferencë e Akredituar; me pjesëmarrës Mjekë Gastrohepatologë të Shqipërisë, Kosovës dhe trevave shqiptare të Republikës së Maqedonisë; organizuar nga “Shoqata Shqiptare e Gastroenterologji/Hepatologjisë”. Fufarma ishte një nga kompanitë farmaceutike që sponsorizuan aktivitetin.

14-15 Prill 2017 Kongresi III kombëtar "Kujdesi gjatë shtatëzanisë dhe lindjes" organizuar nga Shoqata Shqiptare e Shëndetit të Traktit Riprodhues në Tirana International Hotel. Fufarma ishte një nga kompanitë që sponsorizuan aktivitetin.

STRATEGJIA

Zhvillimi i fortë dhe i qëndrueshëm në proporcion të drejtë me zhvillimin ekonomik të vendit tonë duke qenë aktive në politikat e sistemin shëndetësor

BURIME TE SUKSESIT

Përvojë e gjerë në fushën e farmaceutikes.Personel i mirë përgatitur,dinamik dhe i motivuar. Një mjedis pune frymëzues dhe mikpritës.Objektiva të qarta në kujdesit e konsumatorëve dhe një qasje gjithmonë në përmirësimin ndaj klientit. Struktura organizative të përcaktuara mirë; procedura operacionale te standardizuara saktesisht.

VIZIONI

FUFARMA do të vazhdojë të jetë një kompani e shquar në shpërndarjen e produkteve të reja farmaceutike të prodhuesve pararendës dhe do të krijojë shportën e produkteve të veta