MBËSHTETJE DHE NDIHMË PËR ATA NË NEVOJË


1993 – 2000 Fufarma si ndërmarrje strategjike bashkëpunon dhe ju ofron asistencë organizatave ndërkombëtare si UNICEF, UNFPA, Rotary Club Bern, Aid Norway, Norway Helsinki Committee, UDAID, CRIC, etj. të cilat ofrojnë ndihma mjekësore, aparatura ekzaminuese, aparatura ngrohje dhe pajisje të tjera për Shërbimet e Pediatrisë së Shqipërisë, për Spitalin Obsetrik-Gjinekologjik të Tiranës, si dhe për një sërë spitalesh e institucionesh shëndetësore shqiptare.   

1997 – 2000 Fufarma mbështet shoqatën “Farmacistët pa Kufi” në magazinimin dhe shpërndarjen e produkteve mjekësore për strukturat shëndetësore në nevojë.

1999 Fufarma ofron strukturat për magazinimin e përqendruar dhe shpërndarjen e ndihmave mjekësore për refugjatët e luftës së Kosovës.

Mars 2001 Fufarma jep ndihmë ekonomike për 10 persona me aftësi të kufizuar anëtarë të Shoqatës së Invalidëve të Tiranës.

Janar 2002   Në zbatim të Urdhrit Nr.2 datë 06.01.2002 të Ministrit të Shëndetësisë, Fufarma angazhohet në mbështetje të strukturave shtetërore të ngarkuara për përballimin e situatës emergjente të shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike në prefekturat e Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës.

Tetor 2004   Fufarma ndihmon Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër me produkte mjekësore dhe syze optike.

Shkurt 2005 FuFarma përgatit dhe shpërndan paketat e barnave të emergjencës për 48 komuna të izoluara nga dëbora.

Mars 2008 Fufarma mbështet “Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza” me medikamente në ndihmë të të dëmtuarve nga shpërthimi i një magazine municionesh luftarake në fshatin Gërdec.

Dhjetor 2010 Fufarma mbështet “Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza” me materiale mjekimi, sisteme infuzioni, bende, garza etj., për përballimin e nevojave të të dëmtuarve nga përmbytjet masive në zonën e Shkodrës.

Qershor 2016 Me rastin e 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të Fëmijëve, Fufarma organizoi një event festiv me animatorë, lodra e dhurata për fëmijët e sëmurë të shtruar në pavionet e Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme në “Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”.

Mars 2017 Me inisiativen e mjekëve të promocionit të Fufarma u ndihmua ekonomikisht një familje në nevojë në Ballagat, Lushnje.

STRATEGJIA

Zhvillimi i fortë dhe i qëndrueshëm në proporcion të drejtë me zhvillimin ekonomik të vendit tonë duke qenë aktive në politikat e sistemin shëndetësor

BURIME TE SUKSESIT

Përvojë e gjerë në fushën e farmaceutikes.Personel i mirë përgatitur,dinamik dhe i motivuar. Një mjedis pune frymëzues dhe mikpritës.Objektiva të qarta në kujdesit e konsumatorëve dhe një qasje gjithmonë në përmirësimin ndaj klientit. Struktura organizative të përcaktuara mirë; procedura operacionale te standardizuara saktesisht.

VIZIONI

FUFARMA do të vazhdojë të jetë një kompani e shquar në shpërndarjen e produkteve të reja farmaceutike të prodhuesve pararendës dhe do të krijojë shportën e produkteve të veta