MEDIA


Me rastin e 70 vjetorit të formimit dhe ushtrimit të aktivitetit FUFARMA organizoi në mjediset e saj një ceremoni të veçantë me të ftuar mjekë specialistë te fushave te ndryshme, farmacistë, zyrtarë të lartë e përfaqësues të institucioneve, politikës e trupit diplomatik, përfaqësuesit lokalë të kompanive farmaceutike nderkombetare, përfaqësues të shpërndarësve farmaceutikë shqiptarë,përfaqesues te biznesit, medias, shoqatave mjekësore, bashkëpunëtore etj

Media kombëtare e lokale e pasqyruan këtë aktivitet në kronika e artikuj.

ABC NEWS

ORA NEWS

ORA NEWS

GAZETA 55


Kompania ILKO Pharmaceutical e ka pasqyruar ceremoninë e 70 vjetorit te FUFARMA se bashku me inagurimin e bashkëpunimit mes dy kompanive prej 27 Maj 2016.

Raporti i Bankes Boterore Shkurt 2006
Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, me Vendimin Nr. 390 datë 19.06.2004, ngarkon Fufarmën si ndërmarrje strategjike me Partneritet Publik Privat, për të garantuar furnizimin e pandërprerë të të gjitha spitaleve të vendit. Pjesëmarrja e Fufarmës në këtë aktivitet, përveç rritjes cilësore të shërbimit të ofruar, i kurseu shtetit 25% të vlerës së përgjithshme të tenderave, që më parë humbiste si pasojë e veprimtarive korruptive (Banka Botërore: Raport Nr. 32612; Shkurt 2006).

Bio Due
Kryetari i Bordit të BIODUE spa ka nënshkruar një marrëveshje për të ngritur një ndërmarrje të përbashkët me Fufarma( Shqiperi) për ndërtimin e një fabrike për prodhime farmaceutike ,kapsula dhe tablet, në një sipërfaqe prej 2,100 metra katrorë në Tiranë, në bazë të standarteve me te larta GMP..

STRATEGJIA

Zhvillimi i fortë dhe i qëndrueshëm në proporcion të drejtë me zhvillimin ekonomik të vendit tonë duke qenë aktive në politikat e sistemin shëndetësor

BURIME TE SUKSESIT

Përvojë e gjerë në fushën e farmaceutikes.Personel i mirë përgatitur,dinamik dhe i motivuar. Një mjedis pune frymëzues dhe mikpritës.Objektiva të qarta në kujdesit e konsumatorëve dhe një qasje gjithmonë në përmirësimin ndaj klientit. Struktura organizative të përcaktuara mirë; procedura operacionale te standardizuara saktesisht.

VIZIONI

FUFARMA do të vazhdojë të jetë një kompani e shquar në shpërndarjen e produkteve të reja farmaceutike të prodhuesve pararendës dhe do të krijojë shportën e produkteve të veta