STRATEGJIA
Zhvillimi i fortë dhe i qëndrueshëm në proporcion të drejtë me zhvillimin ekonomik të vendit tonë duke qenë aktive në politikat e sistemin shëndetësor
BURIME TE SUKSESIT
Përvojë e gjerë në fushën e farmaceutikes. Personel i mirë përgatitur,dinamik dhe i motivuar. Një mjedis pune frymëzues dhe mikpritës. Objektiva të qarta në kujdesit e konsumatorëve dhe një qasje gjithmonë në përmirësimin ndaj klientit
VIZIONI
FUFARMA do të vazhdojë të jetë një kompani e shquar në shpërndarjen e produkteve të reja farmaceutike të prodhuesve pararendës dhe do të krijojë shportën e produkteve të veta
KUALIFIKIME DHE ANËTARESIME
Certifikimi i jep industrisë farmaceutike një mjet të ri për të rritur sigurine e pacientitFUFARMA është një importues/shpërndarës farmaceutik i licencuar.
FUFARMA ka qenë ndërmarrja e parë farmaceutike në Shqipëri qe ka marrë Certifikata e Sistemit Standard për Menaxhimin e Cilësisë ISO 9001-2000 / ISO 9001-2008 të lëshuar nga Enti certifikimit të Komunitetit Europian dhe vazhdon ruajtjen e certifikimin e standardeve deri me sot.
FUFARMA është anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Dhomes se Tregtisë Amerikane.
Kush jemi ne
FUFARMA sha me seli në Tiranë, është një nga lojtaret kryesorë shqiptarë në përpunimin, shpërndarjen e barnave të importuara dhe ato vendase, gjithashtu edhe furnizimin e materialeve e pajisjeve mjekësore. Ajo ka gëzuar ekskluzivitetin për ruajtjen, mbikqyrjen, furnizimin e materialeve mjekësore dhe medikamente për të gjitha spitalet e Shqipërisë si dhe të drejtën e shpërndarjes për të gjitha barnat e tenderuar të Ministrisë së Shëndetësisë për institucionet shëndetësore. Kompania ka treguar edhe më parë kapacitet të madh në shpërndarjen e barnave dhe produkteve të shëndetit duke trajtuar vëllime të konsiderueshme pune.
Marketimi Mjekësor marketing
FUFARMA kryen aktivitete të marketingut mjekësor drejtpërsëdrejti si dhe në shërbim dhe asistence ndaj partnerëve që kanë nevojë për këshillim profesional të këtij lloji.
Sherbime te drejtperdrejta
FUFARMA kryen shërbime të drejtpërdrejta ndaj pacientit, në rrjetin e saj të 12 farmacive qe përfshijne farmaci në pronësi të plotë dhe ato në bashkëpronësi .
Standartet
Në tërësinë e aktivitetit të vet, FUFARMA synon e plotëson standarte të larta etike e profesionale dhe përputhshmëri të plotë me ligjet dhe aktet rregullatore në fuqi.
Produktet më të kërkuara
Informacioni në këtë websitë nuk zëvëndëson këshillat e mjekut apo farmacistitFUFARMA NE SHIFRA
1946 Themelohet FUFARMA sha
14000 m2 siperfaqe
8000 m2 magazina
610 m3 kapacitete frigoriferike
100 % norma e suksesit
Partneret Tanë
Bashkëpunimi me partnerë prestigjiozë lejon FUFARMA-n për t'u angazhuar në mundësi të rëndësishme,të inkurajojë risitë dhe të sigurojë përdorimin e kujdesshëm të produkteve tradicionale dhe të reja..